Ballina Flash

Ekspozita e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore “shkon” në Shkodër

TIRANË, 11 shtator/ATSH/ Ekspozita “Muaji i Monumenteve Historike” ka mbërritur në kalanë e Shkodrës.

Kjo ndalesë përfaqëson një nga vendet më të rëndësishme historike të Shqipërisë, me një trashëgimi të pasur kulturore që shtrihet për shekuj me radhë.

Me panelet e shfaqura nga arkivi i IKTK-së, vizitorët do të kenë mundësinë të zbulojnë histori dhe vlera të jashtëzakonshme kulturore, të ilustruara me kujdes ndër vite.

Pak dite më parë, kjo ekspozitë ishte edhe në qytetin e Beratit, ku shfaqi materiale grafike të trashëgimisë kulturore nga e gjithë Shqipëria.

Ky aktivitet shëtitës, vijon të sjellë në vëmendjen e publikut rëndësinë e mbrojtjes dhe promovimit të këtyre monumenteve historike.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKonjufca: Asnjëherë nuk kemi pasur “ngrirje” mes Shqipërisë dhe Kosovës
Artikulli tjetërGJERMANI – Scholz përsërit thirrjen për një konferencë paqeje me Rusinë dhe Ukrainën