Ballina Flash

Manastirliu: Viti i ri shkollor, plot me risi për 350 mijë nxënës

TIRANË, 8 shtator /ATSH/ Nesër nisi viti i ri shkollor.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu u shpreh se ky vit shkollor vjen plot me risi dhe investime të rëndësishme për 350 mijë nxënës, nga të cilët 28 mijë ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

“Fillim i mbarë, me tekste falas për 238 mijë nxënës,  25 shkolla të reja, +216 laboratorë SMART dhe terrene të reja sportive, si dhe me mësues më të motivuar me rritjen historike të pagave në 950 euro në muaj për ta”, thekson Manastirliu.

Në të gjitha shkollat ka filluar shpërndarja e librave falas. Shpërndarja e librave falas është një nismë e qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për t’u ardhur në ndihmë familjeve shqiptare, duke e bërë shkollën jo vetëm gjithëpërfshirëse, por edhe ndihmuese.

Nxënësit, të cilët i përkasin kategorive të veçanta, do të përfitojnë libra falas për këtë vit shkollor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKarabina: 180 mijë nxënës më pak në arsimin parauniversitar prej 2013-ës
Artikulli tjetërZgjedhjet 2025, Rama: Deputetët me më shumë se 1 mandat, në garë të hapur