Ballina Flash

Gërvalla e Valtonen diskutojnë për zhvillimet në veri të Kosovës

PRISHTINË, 5 shtator/ATSH/ Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka pritur të enjten në takim ministren e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen.

Ministrja Donika Gërvalla theksoi se kanë diskutuar për sfidat aktuale të sigurisë në Evropë dhe agresionin rus. Teksa deklaroi se Ura e Ibrit duhet të hapet, ajo tha se në këtë takim kanë diskutuar edhe për zhvillimet në veri.

“Ne në Kosovë e kuptojmë më shumë se kush rëndësinë e vlerave demokratike. Ne jemi të përkushtuar të forcojmë marrëdhëniet me NATO-n. Kemi zhvilluar edhe për zhvillimet në veri dhe për Urën e Ibrit”, tha ajo.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen tha se vazhdojnë të jenë mik i Kosovës. Më tej ajo ka shtuar se Finlanda mbështet Kosovën në procesin e dialogut.

“Kemi biseduar për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. Finlanda është e gatshme që të bëjë çka ëahtë e mundur për të përkrahur këtë proces. Finlanda është më së e gatshme që të punojë intensivisht për të forcuar raportet tregtare. Ne diskutuam për agresionin e Rusisë në Ukrainë. Ukraina ka nevojë për mbështetjen tonë”, tha ajo. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBM – “Amnesty International” kërkon hetimin e krimeve të luftës mbi fushatën ushtarake izraelite në Gazë
Artikulli tjetërFermeri nga Baldushku kultivon perime fushe të cilësisë së lartë