Ballina Flash

Sërish forca të shtuara të KFOR-it mbi Urën e Ibrit

PRISHTINË, 4 shtator/ATSH/ Sot në mëngjes përsëri janë parë forca të shtuara të ushtarëve dhe automjeteve të KFOR-it mbi Urën e Ibrit.

Arsyeja e vendosjes së tyre kishte të bënte me një trajnim që karabinierët italianë e kishin mbajtur.

“Është një situatë krejtësisht normale për KFOR-in përveç se ka rastis që të jetë sot e shtune dhe ku ne po zhvillojmë një trajnim për situata të caktuara mbi urën kryesore të Ibrit. Kjo është arsyeja pse sot qytetarët po shohin numër më të madh të pjesëtarëve të KFOR-it dhe po iu duket se gjendja është e tensionuar.  Po e përsëris situata është krejtësisht normale për neve KFOR-in”, kishte thënë  për Kosovapress një burim brenda KFOR-it italian. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLlatja, bisedime me Kurum: Pagë e plotë për çdo punonjës që do të vazhdojë punën
Artikulli tjetërHasani pret homologen finlandeze, Valtonen: Vlerësim për angazhimin në OSBE