Ballina Aktualitet

Komisioni Hetimor për Sterilizimin dhe Check-Up miraton listën e dëshmitarëve

TIRANË, 4 shtator/ATSH/ Komisioni hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check Up në Shëndetësi miratoi sot listën e dëshmitarëve që do të thirren në ditët në vijim.

Në fillim të mbledhjes, kryetarja e komisionit Albana Vokshi u shpreh se do të thirren ish-drejtorët e QSUT-së, drejtoresha aktuale e QSUT-së, disa ish-drejtorë të spitaleve rajonale, anëtarët e grupit të Check Up, si dhe mjekët që nuk kanë qenë prezent në komision, por kanë qenë në listat e dëshmitarëve.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme u miratuan edhe kërkesat për informacion që do i dërgohen institucioneve.

“Jemi dakordësuar të kërkojmë nga drejtoritë rajonale të Fondit, nga Fondi dhe Ministria e Shëndetësisë databazën për të gjithë personat që kanë kryer check up, duke ruajtur të dhënat personale”, tha Vokshi.

Kuvendi ka shtyrë deri në datën 22 tetor afatin e punës të Komisionit hetimor në Shëndetësi.

/m.m/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBSH, udhëzues mbi rreziqet financiare të lidhura me klimën
Artikulli tjetërDenaj: Erjoni në Rrogozhinë ngriti fermën blegtorale me 500 krerë gjedhë