Ballina Bota

MUZIKË – Ed Sheeran mbledh 60 000 spektatorë në Sofje

SOFJE, 2 shtator /ATSH-BTA/ – Moti i keq në Sofje nuk i ndaloi rreth 60 000 spektatorë të shkonin në stadiumin kombëtar ‘’Vasil Levski’’ për të ndjekur koncertin e yllit britanik të pop-it, Ed Sheeran.

Për dy orë e gjysmë, objekti më i madh sportiv i vendit dukej si një udhëtim në ‘’Disneyland’’, i shënuar me hitet e mëdha të yllit britanik.

Koncerti u hap me finalisten e ‘’X Factor Bulgaria 2011’’, Mihaela Fileva dhe këngëtarin anglez të pop-it Calum Scott.

Scott u shfaq përsëri në skenë më vonë për të kënduar “You Are the Reason” së bashku me Sheeran.

Fansat e Sheeran shijuan gati 30 këngë, ku përfshiheshin “Castle on the Hill”, “Shivers”, “The A Team”, “Dive”, “Eyes Closed”, “Boat”, “Give Me Love”, “Photograph” dhe “The Shape of You”.

Sheeran është i fundit në një seri legjendash të muzikës që kanë performuar në stadiumin ‘’Vasil Levski’’.

Disa nga të tjerët përfshijnë Madonna, AC/DC, ‘’Metallica’’, Lepa Brena, Slavi Trifonov dhe ‘’Ku-Ku Band’’ apo Bon Jovi, ‘’Imagine Dragons’’ dhe ‘’Roger Waters’’.

Andrea Bocelli është planifikuar të këndojë më 14 shtator./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBegaj vizitë zyrtare në Letoni, Estoni dhe Lituani
Artikulli tjetërHasani në Forumin Strategjik të Bledit, takime dypalëshe me homologë dhe zyrtarë të lartë