Ballina Flash

Hidhet mjet shpërthyes tek ish-komuna në Leposaviç

PRISHTINË, 31 gusht/ATSH/ Policia e Kosovës ka njoftuar se pas mesnatës në afërsi të objektit të ish-komunës ilegale në Leposaviç është hedhur një mjet shpërthyes e që dyshohet se është shok-bombë.

Policia përmes, një njoftimi për media ka bërë të ditur se Njësitet relevante policore, menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjes, për të kryer ekzaminime dhe hetime lidhur me rastin.

“Policia e Kosovës, ka pranuar informacion se pas mesnatës në afërsi të objektit të ish komunës ilegale në Leposaviç, është hedhur një mjet shpërthyes i cili dyshohet të jetë shok bombë. Njësitet relevante policore, menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjes, për të kryer ekzaminime dhe hetime lidhur me rastin. Nuk raportohet për lëndime, përderisa hetimet për rastin janë duke vazhduar nga njësitet kompetente policore”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGonxhja: Aktivitete të shumta në Javën Kulturore Hungareze
Artikulli tjetërO’Brien: Kurti të ndalë veprimet e pakoordinuara që ndikojnë negativisht në partneritetin tonë