Ballina Flash

Parashikimi i motit, e premte, 23 gusht 2024

TIRANE, 23 gusht/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash të mesme dhe të larta deri në orët e pasdites. Vranësirat do të pasohen nga reshje të dobta  shiu (në formë pikash) në majat e maleve.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa në lugina, male e përgjatë vijë bregdetare era fiton shpejtësi deri 10m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër           22/36 Diell re
Kukës 18/33 Diell re
Lezhë 22/36 Diell re
Dibër 17/32 Diell re
Durrës 21/35 Diell re
Tiranë 22/37 Diell  re
Elbasan 22/36 Diell re
Berat 20/36 Diell re
Vlorë 22/34 Diell re
Korcë 17/32 Diell re
Gjirokastër 19/36 Diell re
Sarandë 22/34 Diell re

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Sondazhet nxjerrin në krye partinë e ekstremit të djathtë AfD
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 23/8/2024