Ballina Bota

KIEV – Modi në vizitë historike në Ukrainën e shkatërruar nga lufta

KIEV, 23 gusht /ATSH-DPA/ – Kryeministri indian Narendra Modi mbërriti sot në Kiev për një takim historik me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Kjo është vizita e parë e një kryeministri indian në Ukrainë që kur vendi u bë i pavarur nga Bashkimi Sovjetik në 1991.

Takimi po vëzhgohet nga afër pasi Zelensky kritikoi ashpër Modin për udhëtimin e tij të profilit të lartë në Moskë gjashtë javë më parë, në të cilin ai zhvilloi bisedime me presidentin rus Vladimir Putin.

Video e Modit dhe Putinit duke u përqafuar habiti Evropën dhe Uashingtonin, veçanërisht pasi erdhi menjëherë pas një sulmi vdekjeprurës rus në një spital pediatrik në Kiev.

Zelensky kritikoi Modin për vizitën e tij në Rusi, duke shkruar në mediat sociale se “është një zhgënjim i madh dhe një goditje e ulët për përpjekjet për paqe të shohësh liderin e demokracisë më të madhe në botë duke përqafuar kriminelin më gjakatar në botë në një ditë të tillë në Moskë”.

India angazhohet diplomatikisht me Ukrainën dhe Rusinë.

Por, qeveria e Modit është kundër sanksioneve perëndimore ndaj Moskës dhe është një blerës kryesor i naftës ruse.

India është gjithashtu shumë e varur nga Rusia për pajisje ushtarake./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Greqia sërish nën kërcënimin e zjarreve gjatë fundjavës
Artikulli tjetërOsmani një ditë pas takimit me shefin e CIA-s: Aleanca me SHBA-në, garanci për siguri