Ballina Bota

KIEV – Modi: India e gatshme të kontribuojë për paqen

KIEV, 23 gusht /ATSH-DPA/- Kryeministri indian Narendra Modi theksoi sot gatishmërinë e vendit të tij për të kontribuar në të gjitha mënyrat e mundshme-  për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, pas një takimi historik me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev.

Në një deklaratë të përbashkët me Zelensky, kryeministri Modi përsëriti nevojën për angazhim të sinqertë dhe praktik midis të gjithë palëve të interesuara për të zhvilluar një zgjidhje inovative.

Ukraina përcolli besimin e saj se një komunikatë nga bisedimet e paqes të qershorit në Zvicër – në të cilat India mori pjesë pa nënshkruar deklaratën përfundimtare – duhet të jetë baza për negociatat e ardhshme.

Udhëheqësit theksuan gjithashtu rëndësinë e Kartës së OKB-së, respektimin e saj për integritetin territorial dhe sovranitetin e shteteve.

“Ky konflikt duhet të përfundojë, ne besojmë”, tha ministri i Jashtëm indian Subrahmanyam Jaishankar në një konferencë për shtyp pas takimit.

“Ne presim që të dyja palët të gjejnë një zgjidhje”, shtoi ai.

Jaishankar tha se reagimi i zemëruar në disa vende ndaj një fotoje të Modit duke përqafuar Putinin në korrik ishte për shkak të një “hendeku kulturor që njerëzit në Perëndim mund të mos e kuptojnë”.

“Sot, Zelensky përqafoi edhe kryeministrin Modi”, tha ai. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKIEV – Zelensky u bën thirrje partnerëve perëndimorë të ofrojnë armët e premtuara
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e shtunë, 24 gusht 2024