Ballina Flash

Kurti takohet me senatorin Welch, flasin për fushat e reja të bashkëpunimit

PRISHTINE, 21 gusht/ATSH/ Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me senatorin amerikan Peter Welch.

Në njoftimin e Qeverisë thuhet se Kurti dhe Welch kanë biseduar mbi thellimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe zgjerimin drejt fushave të reja të bashkëpunimit, për ndërveprim sa më të ngushtë dhe produktiv, por edhe për zgjedhjet historike presidenciale në ShBA, të cilat do të mbahen më 5 nëntor dhe gjallërinë e vlerat e rrënjosura të demokracisë së fuqishme amerikane.

Ndërsa, kryeministri Kurti e njohu senatorin Welch dhe me zhvillimet në vend dhe progresin demokratik dhe ekonomik që shteti ynë ka arritur në tri vitet e fundit.

Kryeministri Kurti, theksoi rëndësinë e përballjes me drejtësinë të përgjegjësve të këtij sulmi dhe dorëzimit të Millan Radojçiq drejt autoriteteve të Kosovës nga ana e Serbisë.

Duke shprehur mirënjohjen për kontributin e senatorit dhe mbështetjen e tij të vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës, Kryeministri Kurti e falënderoi për shkëmbimin e sinqertë dhe bisedën e zhvilluar. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – Gjermania raporton rritje të ndjeshme të krimit ekstremist të krahut të djathtë
Artikulli tjetërBalluku inspekton punimet në tunelin e Murrizit: Synojmë të përfundojë brenda vitit 2024