Ballina Aktualitet

Kontingjenti shqiptar në Letoni, kontribut për sigurinë e kufijve lindorë të Aleancës

TIRANË, 21 gusht /ATSH/ Kontingjenti shqiptar në grupbatalionin e NATO-s në Letoni vijon kontributin për sigurinë e vetë batalionit dhe kufijve lindorë të Aleancës.

Ministria e Mbrojtjes ndau sot pamje nga operacionet e zhvilluara nga kontingjenti shqiptar në Letoni.

Trupat shqiptare kanë detyrë asgjësimin dhe pastrimin e municioneve të plasura e të paplasura në Camp Adazi, ku shërbejnë përkrah kolegëve të tyre nga 13 vende të tjera aleate, bëri të ditur MM.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – 45 dronë ukrainas drejt Rusisë, 11 prej tyre drejt Moskës
Artikulli tjetërAnsambli i Këngëve dhe Valleve Popullore koncert në sokakët e Gjirokastrës