Ballina Flash

Parashikimi i motit, e martë, 20 gusht 2024

TIRANE, 20 gusht/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime vranësirash e kthjellimesh kryesisht në jug në orët e paradites. Më pas mot me vranësira e kthjellime të herëpasherëshme. Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të ditës kryesisht në veri. Reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët e hera-herës mesatar shoqëruar hera-herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Më pas reshjet pritet të prekin pjesën më të madhe të territorit, reshjet pritet të jen me intensitet të ulët ndërsa përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje reshjet pritet të jenë hera-herës me intensitet mesatar shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në mbrëmje pritet që reshjet të humbasin intensitet dhe territor më pas ndërprerjen e tyre në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa pëtgjatë vijë bregdetare lugina e male fiton shpejtësi deri 8, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër          19/32 Re shi
Kukës 16/29 Re shi
Lezhë 19/33 Re shi
Dibër 10/30 Re shi
Durrës 21/32 Re shi
Tiranë 23/34 Re shi
Elbasan 20/32 Diell re shi
Berat 20/33 Diell re shi
Vlorë 23/32 Diell re shi
Korcë 14/26 Diell re shi
Gjirokastër 19/28 Diell re shi
Sarandë 20/30 Diell re shi

 

 

                         

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakArrestohet në Emiratet e Bashkuara për t’u ekstraduar në Shqipëri i shpalluri në kërkim ndërkombëtar
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 20/8/2024