Ballina Flash

Parashikimi i motit, e hënë, 19 gusht 2024

TIRANE, 19 gusht/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferik të paqëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në orët e para të ditës më pas shtim gradual të vranësirave mesatare dhe të dendura. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar nga orët e mesditës deri pasdites në pjesën më të madhe të territorit.  Hera gjatë-herës në veriperëndim dhe jug të vendit reshjet do të jenë në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive afatshkurtra me shkarkesa elektrike dhe breshër. Pas orëve të pasdites reshjet do të jenë me intenistet të ulët përgjatë pjesës perëndimore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa pëtgjatë vijë bregdetare lugina e male fiton shpejtësi deri 8-15m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër          24/35 Diell  re shi
Kukës 18/33 Diell re shi
Lezhë 24/34 Diell re shi
Dibër 19/34 Diell re shi
Durrës 23/35 Diell re shi
Tiranë 25/34 Diell re shi
Elbasan 24/35 Diell re shi
Berat 22/36 Diell re shi
Vlorë 23/34 Diell re shi
Korcë 18/33 Diell re shi
Gjirokastër 20/36 Diell re shi
Sarandë 20/35 Diell re shi

 

                         

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPARIS – Macron: Alain Delon më shumë se një yll, ishte një monument francez
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 19/8/2024