Ballina Flash

Zbulohen murale të reja në Kishën e Rubikut

TIRANË, 16 gusht/ATSH/ EU4Culture është rikthyer në Kishën e Manastirit të Rubikut. Ekipi i konservatorëve ekspertë të udhëhequr nga dr. Çaushi janë angazhuar plotësisht në konservimin e mbetjeve të pikturave murale të shekullit të XIII.

Qëllimi kryesor i konservimit është pastrimi dhe konsolidimi i pikturave të mbetura. Megjithatë, si në shumë projekte restaurimi, nën shtresat e llaçit dhe suvasë shpesh fshihen surpriza.

Ekipi i dr. Çaushit zbuloi gjurmët e pikturave murale në të dyja faqet anësore të absidës, të cilat i përkasin një periudhe të mëvonshme dhe janë në gjendje shumë të brishtë.

Gjithashtu, mbishkrime janë zbuluar nën grumbullimet shekullore të pluhurit dhe shtresave të ndryshme. EU4Culture bën të ditur se ka ende një punë te madhe përpara dhe qëllimi përfundimtar është integrimi i këtyre mbetjeve të sapogjetura në mënyrë që të çmohen nga të gjithë.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBE-ja thotë se Kosova do të mbetet “e vetme dhe mbrapa”, nëse nuk i dëgjon miqtë
Artikulli tjetërRegjimi i vizave, ku udhëtohet me ose pa vizë