Ballina Flash

Legjenda e operas, José Carreras, do të këndojë në Tiranë

TIRANË, 15 gusht/ATSH/ Legjenda e muzikës klasike, tenori me famë botërore José Carreras do të këndojë së shpejti për publikun shqiptar.

Më 8 shtator stadiumi “Selman Stërmasi” do të mirëpresë José Carreras, një nga tenorët më të mëdhenj të historisë së operas.

Carreras, i lindur në Barcelonë dhe i njohur për performancat e tij në skenat më prestigjioze botërore si Theatre alla Scala, New York Metropolitan Opera dhe Royal Opera House, ka një karrierë që përfshin mbi 60 opera dhe më shumë se 160 regjistrime muzikore. Ai është bërë një ikonë e muzikës klasike, duke fituar zemrat e miliona adhuruesve në mbarë botën.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ftoi qytetarët që të mos e humbin këtë natë të magjishme.

“Mos e humbisni mundësinë për të përjetuar një natë të paharrueshme me zërin e tij të jashtëzakonshëm”, shkroi Veliaj, në rrjetet sociale.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSpiropali vlerëson Marion Brunetti-n: Mundësoi njohjen e arbëreshëve si pakicë gjuhësore në Itali
Artikulli tjetërKATAR – Ndërmjetësuesit në raundin vendimtar të bisedimeve për armepushimin në Gazë