Ballina Flash

IKSHPK: Në Kosovë nuk është raportuar asnjë rast i dyshimtë me “mpox”

PRISHTINE, 15 gusht/ATSH/ Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se po e përcjell me vëmendje epidemiologjinë e mpox që nga paraqitja e rasteve të para sivjet në kontinentin e Afrikës.

Sipas institutit në Republikën e Kosovës, nuk është raportuar asnjë rast i dyshimtë, sa i përket mpox dhe se nuk ka vend për panik, por për kujdes.

“Jemi në komunikim të vazhdueshëm me OBSH-në dhe ECDC-në, për vlerësimin e rrezikshmërisë dhe rekomandimeve për masat që duhet ndërmarrë për sëmundjen në fjalë. Në laboratorët e IKShPK-së janë në dispozicion reagensët për testimin e rasteve të dyshimta! IKSHPK po monitoron situatën epidemiologjike në bashkëpunim me SHSKUK-në dhe konform situatës epidemiologjike në rajon dhe në botë, do të dal me njoftime të reja. Profesionistët shëndetësor rekomandohet të rrisin vëmendjen për simptomat e sëmundjes, ndërsa qytetarët këshillohen që të lajmërohen te mjeku nëse kanë dyshime apo simptoma të sëmundjes”, thuhet në njoftim. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – Faeser: Protestat në aeroporte të rrezikshme, vepra të dënueshme
Artikulli tjetërTemperaturat e larta, Gonxhja: Masa për shëndetin e punëtorëve në ndërtim