Ballina Ekonomi

Yield-et e bonove 12-mujore shënuan rënie

TIRANË, 14 gusht /ATSH/ Norma e interesit për bonot e thesarit me afat 12-mujor pësoi rënie në ankandin e kësaj jave.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, interesi (yield-i) mesatar i ponderuar zbriti në 3.17%, nga 3.19% që kishte qenë në ankandin e fundit, të muajit korrik.

Kërkesa e investitorëve në ankand rezultoi e bollshme, për një shumë totale të kërkuar prej gati 9.1 miliard lekësh, nga 7.3 miliard lekë që ishte shuma e shpallur për financim.

Yield-et e bonove 12-mujore kanë shënuar një nivel të ri minimal për dhjetë e muajt e fundit. Nivele më të ulëta të bonove nuk regjistroheshin qysh prej tetorit 2023, para se Banka e Shqipërisë të rriste normën e interesit nga 3% në 3.25%. Megjithatë, ajo që mendohej se mund të ishte një valë e re re e shtrëngimit monetar nuk zgjati.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMjekja Lorilda Budo, prej përfituesve të kredisë së lehtësuar për banesë
Artikulli tjetër“Vëllezërit Kodheli dhe Kolë Idromeno”, së shpejti ekspozita, në Muzeun “Marubi”