Ballina Flash

Kumbaro: Operacioni “Plazhe të pastra” u përqëndrua në Spille

TIRANË, 13 gusht /ATSH/ Sot operacioni “Plazhe të pastra” u përqëndrua në Spille.

Ministjra e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot pamje nga operacioni, ku u angazhuan ekipet e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit dhe të bashkive.

Kumbaro u shpreh se ekipet që punojnë për pastrimin e vijës bregdetare, mbyllën një tjetër ditë të ngarkuar pune duke rendur pas çdo koshi, çdo rruge dhe çdo plazhi për të mbledhur mbetjet që lënë pas pushuesit, bizneset e udhëtarët.

“Është betejë e përditshme, pa pushim, që s’e fitojmë dot pa bashkëpunimin e të gjithëve, pa atë detyrën e thjeshtë, por aq të domosdoshme, të hedhjes së mbetjeve në kosh”, nënvizoi ministrja Kumbaro.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGREQI – 41 zjarre në 24 orët e fundit
Artikulli tjetërBalluku dhe Vëngu inspektim vijës bregdetare, forcat e ushtrisë mbështetje bashkive për pastrimin e plazheve