Ballina Aktualitet

“Valor Shield ’24”, Shqipëri- Kosovë testojnë së bashku aftësitë reaguese

TIRANË, 12 gusht /ATSH/ Trupat specialë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë së Kosovës , morën pjesë në stërvitjen “Valor Shield 24”.

Ministri e Mbrojtjes bëri të ditur sot se, trupat testuan së bashku aftësitë reaguese dhe ndërvepruese gjatë operacioneve speciale, nën vëzhgimin e Komandës Amerikane të Operacioneve Speciale për Evropën.

Gjatë stërvitjes “Valor Shield 24”, trupat specialë të njësive tona simuluan skenarë të ndryshëm, përfshirë operacione të zbulimit taktik, operacione psikologjike, analizimin e të dhënave të zbulimit, përdorimin e dronëve gjatë fazave të zhvillimit të operacioneve për goditjen e objekteve, si dhe parandalimin e veprimeve të grupeve taktike sulmuese, theksoi MM.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGonxhja: 42% më shumë vizitorë në sitet kulturore nga janari në korrik
Artikulli tjetërRama ndan artikullin e “The Times”: Rrëfim i bukur mbi mikpritjen dhe ofertën tonë turistike