Ballina Bota

AUSTRI – Nehammer: Kërcënimi terrorist në Vjenë shumë serioz

VJENË, 8 gusht /ATSH-DPA/ – Kancelari austriak Karl Nehammer tha se kërcënimi terroristpas anulimit të tre shfaqjeve të Taylor Swift në Vjenë ishte “shumë serioz”.

Dje në mbrëmje, organizatorët anuluan shfaqjet e Swift pasi dy të dyshuar u arrestuan për planifikimin e sulmeve terroriste.

“Falë bashkëpunimit intensiv mes policisë sonë dhe DSN-së së sapoformuar (Drejtoria e Sigurimit të Shtetit dhe Inteligjencës) me shërbimet e huaja, kërcënimi u njoh paraprakisht, u parandalua një tragjedi”, theksoi Nehammer në platformën e mediave sociale.

Nehammer e quajti anulimin e koncerteve një “zhgënjim të hidhur” për fansat, duke shtuar se “situata rreth sulmit të dukshëm terrorist të planifikuar në Vjenë ishte shumë serioze”.

Kancelari tha se hetimi i shërbimeve të urgjencës ishte në vazhdim pas arrestimeve./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMiller: SHBA të shqetësuara me veprimet e pa bashkërenduara të qeverisë së Kosovës
Artikulli tjetërVëngu në Regjimentin e Këmbësorisë së Jugut në Poshnje: 1151 trupa dhe 95 mjete të angazhuara këtë vit në 38 operacione