Ballina Aktualitet

Berisha: Disa pyetje për dosjen “Gjipeja”

TIRANË, 7 gusht/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi sot sërish sqarime lidhur me dosjen “Gjipeja” dhe me ato që i cilësoi si lidhje direkte të kryeministrit Edi Rama me këtë dosje prej 224 mijë metër katror tokë.

Në një deklaratë për medie, Berisha i drejtoi kryeministrit disa pyetje të cilat sipas tij,”ndriçojnë në mënyrë përfundimtare grabitjen e 224 mijë metër katror tokë nga Edi Rama, dhe familjarët tij Koleka”.

“Si ka mundësi që këto 224 mijë metër në Gjipe nuk ekzistonin të regjistruara në kadastrën e kohës së mbretërisë, kohës së pushtimit dhe as kohës së komunizmit, nga pronarët që shfaqen sot? Çfarë të lidh ty kryeministër, me një tokë e cila nuk ka qenë kurrë e regjistruar në kadastër si tokë e familjes tuaj dhe ju nuk keni asnjë dokument që të vërtetojë se regjimi komunist i Enver Hoxhës, e konfiskoi apo shpronësoi atë”, pyet ndër të tjera Berisha.

/m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIRAN – Një video në median sociale ngjall zemërim ndaj regjimit
Artikulli tjetërKOMENT – Pse Harris zgjodhi Walzin si zëvendës?