Ballina Flash

Kumbaro ndan pamje nga fundjava në Shëngjin

TIRANË, 4 gusht/ATSH/ Në pikun e sezonit turistik të kësaj vere, plazhi i Shëngjinit është tejet i frekuentuar nga turistët vendas dhe të huaj.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau në rrjete sociale pamje nga bregdeti i Shëngjinit që është shndërruar në pikë referimi përgjatë sezoneve verore.

“Kjo fundjavë në Shëngjin”, shkroi Kumbaro, teksa shihet një fluks i shtuar pushuesish që frekuentojnë plazhin e Shëngjinit.

Shëngjini ndodhet 58 kilometra nga Tirana, ndërsa qyteti i Lezhës ndodhet vetëm 7 kilometra larg tij.

Plazhet e Shëngjinit janë të njohura për rërën e pastër dhe ujin e ngrohtë. Një nga plazhet që tërheq vëmendjen e pushuesve është ai i “Ranës së hedhun”, si dhe plazhet e Kunes dhe Tales.

Ndërthurja e turizmit bregdetar me atë historik e natyror dhe kulinaria e pasur e bëjnë Lezhën një destinacion për turizëm gjithëvjetor.

I ndodhur në kryqëzim të rrugëve tregtare, historike e kulturore, pjesë e rëndësishme e kujtesës historike kombëtare, Lezha ka krijuar një përvojë të konsoliduar në fushën e turizmit.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërfundon orari zyrtar i votimit për zgjedhjet e pjesshme në Himarë
Artikulli tjetërPlazhet në Himarë plot me pushues në të dielën e zgjedhjeve