Ballina Aktualitet

Gjikuria pas votimit: Kartat e skaduara është problem

TIRANË, 4 gusht /ATSH/ Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Petraq Gjikuria në bashkinë Himarë, votoi sot në qendrën e tij të votimit.

Gjikuria iu përgjigj interesit të medieve lidhur me mos lejimin e disa qytetarëve për të votuar me ID të skaduara.

“Vitin e kaluar u lejuan me karta të skaduara, kurse këtë herë nuk u lanë të votonin. Ky është një problem se edhe trajtimi i qytetarëve ishte i diferencuar. Socialistëve u jepnin karta brenda 24 orëve kurse të anës tjetër u thoshin për dy javë”, u shpreh ai.

Po pavarësisht kësaj, Gjikura thekson se kjo nuk do të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – Baerbock: Raketat amerikane në Gjermani rrisin edhe sigurinë e Europës
Artikulli tjetër“Nations League”, UEFA përcakton stadiumet se ku do të luhen ndeshjet e Shqipërisë në transfertë