TIRANE, 3 gusht/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme si rezultat i aktivitetit të masave ajrore me origjinë jugore dhe kryesisht të thata.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa në orët e mesditës deri ato të pasdites alternime vranësirash kalimtare të cilat do të jenë më tepër të theksuara në relievet kodrinore – malore në lindje të terrtitorit. Në relievet malore në lindje të territorit në orët e mesditës deri pasdite vonë reshje shiu afatshkurtra dhe intensitet të ulët. Në periudha kohore tepër afatshkurtra këto reshje në këto zona në formën e shtrëngatave.
Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri 8m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 22/37 | Diell re |
| Kukës | 19/36 | Diell re shi |
| Lezhë | 22/37 | Diell re |
| Dibër | 18/36 | Diell re shi |
| Durrës | 24/37 | Diell |
| Tiranë | 24/37 | Diell pak re |
| Elbasan | 23/38 | Diell re |
| Berat | 20/38 | Diell re |
| Vlorë | 23/35 | Diell pak re |
| Korcë | 18/34 | Diell re |
| Gjirokastër | 18/37 | Diell re |
| Sarandë | 21/34 | Diell pak re |























