Ballina Ekonomi

Leku forcon pozitat ndaj euros, humb terren ndaj dollarit

TIRANË,31 korrik /ASH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën leku forcoi lehtë pozitat ndaj euros, ndërsa humbi terren me dollarin amerikan, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0.07 pikë dhe këmbehet me 92.58 lekë, ndërsa euroja zbriti me 0.01 pikë dhe këmbehet me 100.22 lekë.

Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, zbriti me 0.15 lekë duke u kuotuar në vlerën 118.85 lekë.

Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 105.07 lekë, ose 0.62 lekë më shumë se ditën e martë.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 92.58 +0.07
Euro EUR 100.22 -0.01
Poundi Britanik GBP 118.85 -0.15
Franga Zvicerane CHF 105.07 +0.62
Jeni Japonez (100) JPY 61.52 +1.79
Dollari Australian AUD 60.13 -0.44
Dollari Kanadez CAD 66.87 +0.03
Korona Suedeze SEK 8.61 +0.05
Korona Norvegjeze NOK 8.46 +0.03
Korona Daneze DKK 13.43 0.00
SDR SDR 123.70 +0.10
Ari(OZ 1) XAU 223895.47 +2,933.48
Argjend(OZ 1) XAG 2639.46 +66.73
Juani Kinez (onshore) CNY 12.82 +0.06
Juani Kinez (offshore) CNH 12.81 +0.07
Lira Turke TRY 2.79 -0.01
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPeleshi i dorëzon detyrën ministrit Vëngu: Largohem me synime të përmbushura
Artikulli tjetërGrupi parlamentar i PD kallëzon në SPAK ministrin Vëngu