Ballina Aktualitet

Betohen ministrat e rinj të kabinetit qeveritar

TIRANË, 31 korrik /ATSH/ Ministrat e rinj të kabinetit qeveritar u betuan sot para Presidentit të Republikës,  Bajram Begaj.

Ceremonia e betimit u zhvillua në orën 10:00 në ambientet e Presidencës.

Para Presidentit Begaj u betuan, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ministri i Financave, Petrit Malaj dhe ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.

Ndryshimet e reja në qeveri u votuan dje në Kuvend, pasi morën dekretin e Presidentit Begaj me propozim të kryeministrit Edi Rama.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjergji: PD do të qëndrojë fort për interesat e qytetarëve
Artikulli tjetërKoçiu: Ndërhyrje e suksesshme laparoskopike në maternitetin “Koço Gliozheni”