Ballina Ekonomi

Leku forcohet ndaj euros dhe dollarit

TIRANË,30 korrik /ATSH/ Monedha evropiane euroja dhe dollari amerikan humbën pikë të martën në kursin e këmbimit me lekun.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euroja këmbehet sot me 100.23 lekë, duke shënuar një rënie me 0.09 lekë krahasuar me një ditë më parë.

Ndërkohë, dollari amerikan këmbehet me 92.51 lekë, ose 0.13 lekë më pak se ditën e  hënë.

Paundi britanik u këmbye me 119.00 lekë ose 0.32 lekë më shumë dhe franga zvicerane këmbehet me 104.45 lekë, ose 0.25 lekë më pak se një ditë më parë.

sezoni veror e ka ngushtuar ndjeshëm hendekun e mbiçmimit vjetor të euros. Rënia vjetore e kursit të këmbimit ka zbritur në 2.6%, nga 9.1% që kishte qenë në fund të vitit 2023.

Në kushtet e rritjes së prurjeve valutore gjatë sezonit veror, Banka e Shqipërisë ndërhyn periodikisht në tregun valutor duke kryer blerje të drejtpërdrejta të valutës, me qëllim për të mos lejuar rënien e monedhës europiane poshtë kufirit të 100 lekëve.

Pritet që presionet mbiçmuese mbi monedhën kombëtare do të bien pas sezonit veror, megjithëse në vitet e fundit as mbarimi i sezonit të pushimeve, nuk ka sjellë ndonjë zhvlerësim domethënës të lekut.

Leku i fortë ka ndihmuar në uljen e inflacionit të mallrave të importuara, por nga ana tjetër ka patur efekte negative mbi sektorët eksportues të ekonomisë shqiptare.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 92.51 -0.13
Euro EUR 100.23 -0.09
Poundi Britanik GBP 119.00 +0.32
Franga Zvicerane CHF 104.45 -0.25
Jeni Japonez (100) JPY 59.73 -0.55
Dollari Australian AUD 60.57 -0.06
Dollari Kanadez CAD 66.84 -0.11
Korona Suedeze SEK 8.56 +0.01
Korona Norvegjeze NOK 8.43 +0.01
Korona Daneze DKK 13.43 -0.02
SDR SDR 123.60 -0.18
Ari(OZ 1) XAU 220961.99 -586.57
Argjend(OZ 1) XAG 2572.73 -30.74
Juani Kinez (onshore) CNY 12.76 0.00
Juani Kinez (offshore) CNH 12.74 -0.01
Lira Turke TRY 2.80 -0.01
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTirana mirëpret marrjen e Presidencës së BE nga Hungaria, Veliaj: Punojmë përditë për integrimin
Artikulli tjetërVJENË – Raporti i BE-së: Mbizotëron ndjenja e mosndëshkimit për abuzimet e të drejtave të njeriut në kufijtë e bllokut