Ballina Flash

Parashikimi i motit, e diel, 28 korrik

TIRANË, 28 korrik /ATSH/ Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare në lugina dhe në male era hera-herës fiton shpejtësi deri në 6-8 m/sek, e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 23/37 Diell
Kukës 19/33 Diell
Lezhë 23/37 Diell
Dibër 18/34 Diell
Durrës 22/32 Diell
Tiranë 23/37 Diell
Elbasan 23/38 Diell
Berat 20/37 Diell
Vlorë 23/36 Diell
Korçë 19/34 Diell
Gjirokastër 20/36 Diell
Sarandë 23/36 Diell

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Rilind Ura e Mesit në Shkodër
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 28/7/2024