Ballina Flash

Parashikimi i motit, e premte, 26 korrik

TIRANË, 26 korrik /ATSH/ Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti sot parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare në lugina dhe në male era hera-herës fiton shpejtësi deri në 9-16 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 20/34 Diell
Kukës 15/31 Diell
Lezhë 20/34 Diell
Dibër 14/30 Diell
Durrës 22/34 Diell
Tiranë 23/35 Diell
Elbasan 20/36 Diell
Berat 20/35 Diell
Vlorë 21/33 Diell
Korçë 15/31 Diell
Gjirokastër 17/35 Diell
Sarandë 22/34 Diell

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKFOR-i ndihmon në shuarjen e zjarreve në Shqipëri e Kosovë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 26/7/2024