Ballina Bota

LO2024 – Macron: Celine Dion në ceremoninë e hapjes në Paris

PARIS, 24 korrik /ATSH-DPA/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron ka sugjeruar që këngëtarja Celine Dion të performojë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike 2024, që fillojnë të premten.

Kanadezja, një nga këngëtaret më të famshme franceze të të gjitha kohërave, vuan nga një sëmundje e rrallë autoimune dhe nuk ka performuar prej vitesh.

”Do të ishte lajm i mrekullueshëm nëse ajo do të performonte në ceremoninë në lumin Senë, në zemër të kryeqytetit francez”, tha Macron për France 2 TV duke shtuar se “ajo është një artiste e madhe”.

Flitet se 56-vjeçarja se ndodhet në qytetin olimpik.

“Me sa duket ajo ka mbërritur në Paris”, tha Macron, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Dion, hiti më i madh i së cilës ishte “My Heart Will Go On”, njoftoi në dhjetor 2022 se ajo ishte diagnostikuar me sindromën e personit të ngurtë.

Ajo kohët e fundit tha në një intervistë televizive se gjendja mund të shkaktojë ngërçe të muskujve kudo në trup, duke bërë që duart ose këmbët e saj të ngrijnë, për shembull.

Ajo ka probleme me ecjen dhe këndimin./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – Scholz: Harris politikane me përvojë dhe kompetente
Artikulli tjetërAQSHF feston 90-vjetorin e Adivie Alibalit, aktores që interpretoi Mamica Kastriotin