Ballina Flash

F1 – Hungaria stacioni i radhës

BUDAPEST, 19 korrik /ATSH-AA/ – Hungaria do të jetë organizatore e garës së 13-të të këtij sezoni në Kampionatin Botëror të Formula 1.

Gara me 70 xhiro do të zhvillohet në pistën Hungaroring me një gjatësi prej 4,3 kilometrash, në kryeqytetin Budapest, më 21 korrik të dielën në orën 15:00.

Xhirot e renditjes do të mbahen nesër në orën 16:00.

Këtë sezon në F1, Max Vestappen fitoi 7 gara, ndërkaq Carlos Sainz, Lando Norris, Charles Leclerc, George Russell dhe Lewis Hamilton nga një.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve para Çmimit të Madh të Kinës janë si më poshtë:

– Pilotët

1. Max Verstappen (Holandë): 255 pikë

2. Lando Norris (Britani e Madhe): 171

3. Charles Leclerc (Monaco): 150

4. Carlos Sainz (Spanjë): 146

5. Oscar Piastri (Australi): 124

– Ekipet

1. Red Bull: 373

2. Ferrari: 302

3. McLaren: 295

4. Mercedes: 221

5. Aston Martin: 68     /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha reagon ndaj Berishës: Riciklimi i akuzave, për të hequr vëmendjen nga pazari për vulën e PD-së
Artikulli tjetërParashikimi i motit, qytetet me temperaturat më të larta