Ballina Flash

Certifikohen tetë udhërrëfyes të rinj turistikë në Lezhë

TIRANË, 18 korrik/ATSH/ Bashkia Lezhë ka përmbyllur me sukses programin certifikimin e 8-të udhërrëfyesve të rinj turistikë të akredituar nga Ministria Turizmit dhe Mjedisit.

Kreu i Bashkisë Lezhë shprehet se Sipas Ndreut, kjo është një nismë për nxitjen e të rinjve dhe komunitetit për integrimin në punët e turizmit.

Ndreu e vlerësoi këtë certifikim si një hap cilësor përpara, në rritjen e cilësisë së turizmit në Lezhë.

Ashtu si qytete të tjera të Shqipërisë, edhe Lezha nuk bën përjashtim nga një rritje e numrit të turistëve, duke qenë se ka shumë arsye përse të vizitohet qyteti e rrethinat e tij.

Në qytetin ku prehet Heroi Kombëtar, Skënderbeu, gjendet kalaja, gjetje arkeologjike,  male, laguna, det, lum, përrenj, liqene artificialë, kodrina, fusha dhe gjithçka që natyra mund të krijojë. Laguna e parë e mbrojtur në Shqipëri është ajo e Lezhës që sot njihet si kompleksi natyror Kune- Vain – Tale.

Shëtitjet gjatë saj janë atraksion turistik ndër më tërheqësit në vendin tonë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBardhi kërkon mocion me debat për fondet IPARD, Çuçi: Të presim raportin final
Artikulli tjetërSPAK sekuestron 28 pasuri të një grupi të akuzuar për trafik droge