Ballina Bota

FRANCË – Partia e ekstremit të majtë pezullon bisedimet për formimin e qeverisë

PARIS, 15 korrik /ATSH-DPA/ – Aleanca e re e krahut të majtë që fitoi zgjedhjet parlamentare në Francë përballet me një provë uniteti mbi çështjen se kush mund të bëhet kryeministër nëse arrin të formojë qeverinë.

Partia e ekstremit të majtë ”La France Insoumise” ka pezulluar konsultimet për formimin e një qeverie dhe po përplaset me socialistët e qendrës së majtë rreth emërimit të një kandidati të përbashkët për aleancën.

Për sa kohë që socialistët këmbëngulin për kandidatin e tyre dhe vënë veton ndaj kandidatëve France Insoumise, konsultimet për formimin e një qeverie do të mbeten të pezulluara.

Themeluesi dhe udhëheqësi i partisë Jean-Luc Mélenchon tha se ”derisa dy partitë të arrijnë të bien dakord për kandidatët e përbashkët për postet më të rëndësishme në parlament, partia e tij nuk do të rifillojë diskutimet për asnjë temë tjetër”.

Socialistët propozuan kreun e partisë së tyre Olivier Faure si kandidatin e tyre.

”La France insoumise” i ka sytë te Mélenchon, mes kandidatëve të tjerë të mundshëm.

Megjithatë, strategu i majtë është një zgjedhje jopopullore, edhe brenda partisë së tij, për shkak të stilit të tij autokratik dhe polemik./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama ndan pamje nga Shtegu i Ngjyrave, në Kukës
Artikulli tjetërFOKUS – OKB: Gazës i duhen 15 vjet për të hequr rrënojat e shkaktuara nga lufta izraelite