Ballina Bota

KAJRO – Rifillojnë bisedimet e armëpushimit në Gaza

KAJRO, 9 korrik /ATSH-DPA/ – Negociatat për një armëpushim në Gaza do të zhvillohen nesër në Doha, deklaroi televizioni shtetëror i Egjiptit ”Al-Qahera News” duke cituar një burim të lartë egjiptian.

”Delegacioni egjiptian i sigurisë do të udhëtojë në Doha të mërkurën për të sjellë pikëpamjet më të afërta midis Hamasit dhe Izraelit dhe për të arritur një marrëveshje armëpushimi sa më shpejt të jetë e mundur”, theksojnë burimet diplomatike.

”Negociatat do të rifillojnë më pas të enjten në Kajro. Ka marrëveshje në shumë pika delikate”, shton burimi./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRindërtimi i shkollës “Benardina Qerraxhia”, Manastirliu: Status kombëtar për shkollën sportive
Artikulli tjetërSOFT NEWS – Temperaturat e skajshme prishin… mekanizmin e urës së Nju Jorkut!