Ballina Bota

BRUKSEL – Aleanca e ekstremit të djathtë të Orbanit arrin statusin e grupit të Parlamentit Evropian

BRUKSEL, 7 korrik /ATSH-DPA/- Një aleancë e re e ekstremit të djathtë në Parlamentin Evropian, e iniciuar vetëm një javë më parë nga kryeministri hungarez Viktor Orban, ka arritur numrin e partive për statusin e grupit.

Partia Hollandeze për Lirinë (PVV), “Vlaams Belang” e Belgjikës dhe “Partia Popullore Daneze” njoftuan synimin e tyre për t’u bashkuar me aleancën, gjatë fundjavës.

Deklarata e tyre do të thotë se shtatë vende përfaqësohen tani në aleancën e quajtur “Patriotët për Evropën”, një kusht i rëndësishëm për të formuar një grup parlamentar në legjislaturën e BE-së.

Gjithashtu, ajo përfaqëson një të katërtën e vendeve të BE-së – një grup politik duhet të ketë 23 ligjvënës të BE-së – sipas rregullave të Parlamentit Evropian. Nuk lejohet t’i përkasë më shumë se një grupi.

Partia “Fidesz” e Orbanit, “Partia e Lirisë” së ekstremit të djathtë të Austrisë dhe partia çeke “ANO” ishin anëtarët e parë të aleancës “Patriotët për Evropën” kur ajo u shpall për herë të parë.

Manifesti i grupit ka fokusin e zakonshëm të së djathtës ekstreme në ruajtjen e sovranitetit kombëtar përballë Bashkimit Evropian, luftimin e migracionit të paligjshëm dhe nxitjen e masave të BE-së për të reduktuar ndryshimet klimatike. //a.i/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakQendra “Fuqizojmë Komunitetin”, shërbime sociale të integruara për komunitetet
Artikulli tjetërBM – Starmer: Njohja e Palestinës një ‘e drejtë e pamohueshme’ si pjesë e procesit të paqes