Ballina Bota

BM – Starmer refuzon planin e konservatorëve për Ruandën

LONDËR, 6 korrik /ATSH-AFP-DPA/ – Kryeministri i ri britanik, Keir Starmer konfirmoi sot se ai nuk ishte i përgatitur për të vazhduar planin e qeverisë së mëparshme konservatore për të dëbuar emigrantët në Ruandë.

Starmer tha se ”plani i diskutueshëm i qeverisë së mëparshme për të dërguar emigrantë në Ruandë është i vdekur dhe i varrosur”.

Konservatorët e ish-kryeministrit Rishi Sunak ishin zotuar të dërgonin emigrantë dhe azilkërkues në Ruandë në një plan shumë të diskutueshëm shumëmilionësh.

Sunak dhe ministrat e tij kishin thënë se fluturimi i parë i dëbimit me një drejtim për emigrantët në vendin e Afrikës Lindore, Ruanda do të ndodhte në korrik./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHUNGARI – Anulohet takimi diplomatik i nivelit të lartë Szijjarto-Baerbock
Artikulli tjetërPARIS – Le Pen: Do të pengojmë dërgimin e trupave franceze në Ukrainë