Ballina Flash

Parashikimi i motit, e premte, 5 korrik 2024

TIRANË, 5 korrik/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i depërtimit të Anticiklonit Afrikan mbi rajonin e Ballkanit.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era relativisht intensive dhe shpejtësi 8-14 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 20/33 Diell
Kukës 15/31 Diell re
Lezhë 19/33 Diell
Dibër 13/30 Diell re
Durrës 18/34 Diell
Tiranë 18/34 Diell
Elbasan 15/35 Diell
Berat 15/35 Diell
Vlorë 18/33 Diell
Korçë 13/30 Diell re
Gjirokastër 15/34 Diell
Sarandë 19/33 Diell

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – BM kthehet majtas, laburistët kryesojnë zgjedhjet parlamentare
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 05/7/2024