Ballina Bota

UASHINGTON – Gallant: Izraeli nuk dëshiron luftë në Liban

UASHINGTON, 27 qershor /ATSH-ANSA/ – Izraeli nuk dëshiron një luftë në Liban, por mund t’i shkaktojë dëme të konsiderueshme Hezbollahut nëse diplomacia dështon, deklaroi ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, gjatë vizitës së tij në Uashington.

“Hezbollahu e kupton shumë mirë se ne mund të shkaktojmë dëme të rënda në Liban nëse do të nisë lufta”, shtoi Gallant.

‘’Izraeli ka aftësitë ushtarake për ta rikthyer Libanin në ‘’epokën e gurit’’, por vazhdon të preferojë një zgjidhje diplomatike për përplasjen me Hezbollahun në veri. “Ne nuk duam luftë, por jemi gati për çdo skenar. Hezbollahët e dinë mirë se ne mund t’i shkaktojmë dëme masive nëse shpërthen një luftë”, shtoi Gallant.   /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalla në DASH takim me Robinson: Prioritet, lufta ndaj krimit të organizuar e narkotikëve
Artikulli tjetërKINEMA – Vdes Bill Cobbs i njohur për filmat “Night At The Museum” dhe “The Bodyguard”