Ballina Bota

FOKUS – Pse temperaturat e larta shtojnë dhimbjet e kokës?

ROMË, 26 qershor /ATSH/ – Me rritjen e temperaturave rriten edhe shanset për të vuajtur nga sulmet e migrenës thekson Vincent Martin, drejtor i Qendrës për Dhimbjet e Kokës në Universitetin Italian të Cincinnatit.

“Ndryshimi i klimës është një nga shkaktarët më të zakonshëm të migrenës”, thekson ai.

”Ajo që zbuluam është se temperatura e rritur është një faktor i rëndësishëm në fillimin e migrenës. Nëse gjetjet konfirmohen në studimet e ardhshme, terapia me ilaçe mund të ndihmojë potencialisht shumë njerëz, sulmet e të cilëve të migrenës shkaktohen nga kushtet e motit”, thotë Martin.

”Pacientët tanë na thonë shpesh se ditët shumë të nxehta, temperaturat e ulëta, turbullira, lagështia ose era janë faktorë që shkaktojnë sulme të migrenës që janë të dallueshme dhe të parashikueshme, por që, për fat të keq, ata nuk janë gjithmonë në gjendje t’i shpëtojmë”, shton ai./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPeleshi uron Rutte: Shqipëria, e angazhuar në përpjekjet kolektive për paqe
Artikulli tjetërPeleshi: Rritje domethënëse e pagave për Forcat e Armatosura, grada më e ulët merr 870 mijë lekë neto