Ballina Flash

Sot Dita Ndërkombëtare e Detarit

TIRANË, 25 qershor/ATSH/ Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO), 25 qershorin e ka shpallur si “Dita e Detarit” duke njohur kështu kontributin që japin detarët në tregtinë ndërkombëtare dhe ekonominë botërore, shpesh me sakrifica të mëdha në jetën e tyre personale dhe të familjeve të tyre.

Dita e Detarit u festua për herë të parë më 2011, duke pasuar kështu themelimin e kësaj dite në qershor të vitit 2010, në Manila të Filipineve, me rezolutën e pranuar nga Konferenca e Palëve në Konventën Ndërkombëtare mbi Standardet e Stërvitjes, Certifikimit dhe Ruajtjes për Detarët të vitit 1978. Dita e Detarit tashmë është përfshirë në listën vjetore të kremtimeve të Kombeve të Bashkuara.

Dita e Detarit është një mundësi për të edukuar publikun rreth çështjeve me të cilat përballen detarët në ditët e sotme, si pirateria, por gjëja më e rëndësishme është mundësia që bota të thotë “Faleminderit Detarë”. /KosovaPress/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHAPËSIRË – Sonda kineze kthehet në Tokë me mostra shkëmbore nga ana e errët e Hënës
Artikulli tjetërDërgonin pacientët e onkologjikut tek privati, nën hetim 7 mjekë