Ballina Bota

EURO2024 – Danimarka kualifikohet pas barazimit me Serbinë

MYNIH, 25 qershor /ATSH-DPA/ – Danimarka i bashkua fituesve të grupeve, Anglisë, në kualifikimin për në 1/16 e fundit të Euro2024 nga grupi C, pasi barazoi me Serbinë.

Danimarka barazoi 0-0 me Serbinë për shmangur fundin e tabelës dhe për të rrëmbyer vendin e dytë nga Sllovenia, e cila gjithashtu barazoi pa gola me Anglinë.

Me tre barazime, djemtë e Kaspet Hjulmand përfunduan në vendin e dytë në grupin e tyre (3 pikë), përpara Sllovenisë (gjithashtu 3 pikë) në renditjen e ndershme, ndërsa Serbia është në vendin e fundit (2 pikë) dhe eliminohet./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Ish-presidenti i Bankës Evropiane të Investimeve nën hetim për korrupsion
Artikulli tjetërEURO2024 – Sllovenia kualifikohet pas barazimit me Anglinë