Ballina Aktualitet

Sot mblidhet Kuvendi, diskutohen çështjet e evidentuara nga zgjedhësit

TIRANË, 24 qershor/ATSH/ Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare. Seanca pritet të nisë në orën 14:00 dhe në rend të ditës janë diskutimet mbi problematikat e evidentuara nga ligjvënësit gjatë takimeve me zgjedhësit.

Java e kaluar ishte javë e gjelbër, të cilën deputetët e Kuvendit të Shqipërisë e kanë shfrytëzuar për t’u takuar me zgjedhësit në zonat e tyre.

Byroja e Kuvendit, në hartimin e rendit të ditës, ka caktuar që seanca e sotme të zgjasë 4 orë, ku 128 minuta të jenë në dispozicion të mazhorancës, 74 minuta do të jenë në dispozicion të deputetëve të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, 12 minuta kohë do të kenë respektivisht grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim” dhe “Drejtësi dhe Integrim”. Partia e Lirisë dhe Partia Socialdemokrate do të kenë në dispozicion nga 2 minuta dhe në fund deputetët jashtë grupeve parlamentare do të kenë në dispozicion nga 4 minuta kohë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëri-Spanjë, kuqezinjtë luajnë sot shansin për kualifikim
Artikulli tjetërArrestohet në Tiranë anëtari i një organizate kriminale në Itali