Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 24/6/2024

LUKSEMBURG  – Takim i ministrave të Jashtëm të BE-së.

LUKSEMBURG – Takim i ministrave evropianë të Bujqësisë.

ITALI – Kryeministri hungarez Viktor Orban takohet me homologen e tij italiane, Giorgia Meloni.

HALLE (Gjermani) – Gjyqi i dytë kundër liderit të partisë së ekstremit të djathtë AfD në Thuringia për përdorimin e parullave naziste.

LONDËR (MB) – Kryeministri Rishi Sunak dhe lideri i opozitës Keir Starmer u përgjigjen pyetjeve në një ngjarje zgjedhore të organizuar nga ”The Sun”.

MINSK (Bjellorusi) – Vizitë e kreut të diplomacisë ruse Sergei Lavrov.

STRASBURG (Francë) – Zgjedhja e sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Evropës gjatë takimit të Asamblesë Parlamentare.

LION (Francë) – Ceremonia e dhënies së titullit Doctor Honoris Causa shkrimtarit dhe nobelistit turk, Orhan Pamuk.

PRAGË (Republika Çeke) – Vizitë nga presidenti argjentinas Javier Milei.

OKB – Mbledhje e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për programin bërthamor të Iranit.

DYSELDORF (Gjermani) – Futboll – Grupi B Shqipëri – Spanjë.

LAJPCIG (Gjermani) – Futboll – Grupi B Kroaci – Itali./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit për javën e fundit të qershorit
Artikulli tjetërDAGESTAN – 15 policë mbeten viktima të sulmit ndaj një kishe dhe një sinagoge