Ballina Flash

Peshëngritje, Samuel Rrasa shpallet kampion Evrope

TIRANË, 21 qershor/ATSH/ Peshëngritësi Samuel Rrasa është shpallur kampion Evrope, duke ngritur 135 kg, në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes për të rinjtë që po zhvillohet në Selanik, Greqi.

Rrasa, i cili mori pjesë tek gara për peshat deri në 73 kilogramë për moshën deri në 17 vjeç, fitoi medaljen e artë në stilin e shkëputjes me 125 kilogramë.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ndërsa publikon pamje nga performance e Rrasës, ka uruar sportistin për rezultatin e arritur.

“Urime djalit nga Shtërmeni i Cërrikut, Samuel Rrasa, i cili i dha Medaljen e Artë Shqipërisë në Kampionatin Europian të Peshëngritjes për të Rinj. Sportisti kuqezi ngriti 125 KG në stilin e shkëputjes, duke mos patur rivalë. Ndërsa në dygarësh u rendit i dyti, duke marrë medaljen e argjendit”, shkruan Balla.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSezoni veror, asfaltohet aksi rrugor Palasë-Dhërmi
Artikulli tjetërFOKUS – Greqia sërish nën kërcënimin e zjarreve