Ballina Bota

EURO2024 – Polonia nuk e ndal dot valsin austriak

BERLIN, 21 qershor /ATSH-DPA/ – Polonia nuk arriti të ndalte sot ekipin austriak, pavarësisht barazimit të përkohshëm që në pjesën e parë, pasi humbi 1-3.

Madje këtë nuk e arriti as me yllin Robert Lewandowski, i rikthyer nga lëndimi, por mundi vetëm të shikonte sesi Austria mori fitoren e parë të Euro2024 me një 3-1 kundër Polonisë, në Berlin.

Krzysztof Piątek në minutën e 30-të barazpeshoi golin e parë të austriaakut, Gernot Trauner që shënoi që në minutën e nëntë, por Christopher Baumgartner dhe Marko Arnautoviç, nga pika e penalltisë, në pjesën e dytë, siguruan një fitore të rëndësishme për austriakët.

Lewandowski u aktivizua pjesën e dytë, pasi humbi humbjen 1-2 ndaj Holandës me një problem në kofshë.

Madje, ai mori edhe një karton të verdhë, katër minuta pasi ai hyri.

Austria, e cila humbi 1-0 nga Franca në ndeshjen e parë, tani është e treta në Grupin D, në barazim me francezët dhe holandezët, të cilët përballen më vonë.

Polonia është në fund të tabelës pa pikë./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKukës, masa për parandalimin e zjarreve në pyje
Artikulli tjetërMoti i nxehtë, Koçiu: Të moshuarit e fëmijët më të rrezikuarit, ndiqni këshillat e ekspertëve të shëndetit