Ballina Bota

LETËRSI – ”Unleashed” libri i ri me kujtime i Boris Johnson

LONDËR, 20 qershor /ATSH-DPA/ – Kujtimet e ish-kryeministrit britanik Boris Johnson do të publikohen në tetor, ka njoftuar botuesi HarperCollins.

Botuesi tha se libri, i titulluar “Unleashed”, do të jetë “i sinqertë, i papërmbajtshëm dhe thellësisht zbulues”, duke mbuluar kohën e Johnson si kryebashkiak i Londrës dhe si kryeministër.

Libri del më 10 tetor.

“Jam i nderuar që HarperCollins po publikon rrëfimin tim personal për riorganizimin e madh që ka ndodhur në politikën britanike gjatë 15 viteve të fundit dhe çfarë mund të presë e ardhmja. Prisni derisa mendimet e mia për të ardhmen e Britanisë së Madhe të shpërthejnë në botën botuese si një shishe shampanje e trazuar”, theksoi Johnson.

Në janar 2023, regjistri i interesave të Johnson zbuloi se ai kishte marrë një hua prej 510 000 stërlinash për botimin e kujtimeve të tij, shumë më tepër se 7 674 stërlinat e marra nga pasardhësja e tij, Liz Truss, e cila gjithashtu publikoi kujtimet e saj ”10 vjet për të shpëtuar Perëndimin”.

Që kur u largua nga Parlamenti vitin e kaluar, pasi u zbulua se kishte mashtruar Parlamentin mbi Partygate, Johnson ka vazhduar të shkruajë për ”Daily Mail”.

Kohët e fundit, ai ka mbështetur disa kandidatë konservatorë në zgjedhje./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKoordinatori për Antikorrupsionin Global takon Dumanin: Mbështesim institucionet e drejtësisë
Artikulli tjetërZgjedhjet në Universitetin e Tiranës, përgatitje për një proces model