Ballina Flash

Parashikimi i motit, e martë, 18 qershor

TIRANË, 18 qershor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se për sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, kjo dhe për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe të nxehta me origjinë nga Anticikloni afrikan.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, por nuk do të mungojnë vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare, të tipit të lartë transparente, të cilat do të jenë më tepër të pranishme kryesisht përgjatë relieveve malore.

Pritet rritje graduale e temperaturave.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 1-7 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore ajo fiton shpejtësi mesatare deri në 10-12 m/s.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 18/34 Diell pak re
Kukës 17/35 Diell pak re
Lezhë 18/35 Diell pak re
Dibër 16/33 Diell pak re
Durrës 19/34 Diell
Tiranë 22/35 Diell
Elbasan 20/36 Diell
Berat 18/36 Diell
Vlorë 19/34 Diell
Korçë 17/31 Diell
Gjirokastër 16/34 Diell
Sarandë 22/34 Diell

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEURO2024, Franca fiton 1-0 ndaj Austrisë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 18/6/2024