TIRANË, 14 qershor/ATSH/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë prokurorin e Fierit, Petrit Vukaj.
Prokurori Vukaj, u paraqit në seancë dëgjimore më 10 qershor, ku dha shpjegime mbi tre kriteret e rivlerësimit, pastërtinë e figurës, pasurinë dhe profesionalizmin.
Trupa gjykuese e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Etleda Çiftjan dhe anëtare Brunilda Bekteshin, sot vendosi konfirmimin në detyrë të Vukajt.
Petrit Vukaj e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 si prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.
/r.e/






















