Ballina Aktualitet

Hasani: Të përkushtuar në mbështetje të Ukrainës

TiRANË, 13 qershor/ATSH/ Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, gjatë vizitës në Finlandë, zhvilloi sot një takim me shoqatën finlandeze “Paasikivi Seura”.

Hasani bëri të ditur se në fokus të takimit ishte politika e jashtme e Shqipërisë, bashkëpunimi për sigurinë me aleatët në NATO dhe perspektiva e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

“Në bisedën me kryetaren e grupit të miqësisë Shqipëri – Finlandë, Tytti Tuppurainen, sigurova se Shqipëria, në bashkëpunim me aleatët baltikë, mbetet e përkushtuar në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj, në luftën e tyre të drejtë”, u shpreh ministri Hasani.

“Paasikivi Seura” është një organizatë joqeveritare e pavarur e specializuar në organizimin e takimeve, prezantimeve, seminareve dhe eventeve të tjera, ku lektorët vendas dhe të huaj mund të diskutojnë hapur tema të politikës ndërkombëtare dhe të jashtme.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPelegrinazh besimtarësh ortodoksë në Kishën e Ristozit
Artikulli tjetërGrupi Vullnetar Parlamentar për Popullsinë dhe Zhvillimin, brenda korrikut diskutohet pr/ligji për shëndetin riprodhues